Arrestohet pronari i hotelit në Vaqarr, strehoi 7 emigrantë sudanezë për kalim drejt BE

Një 66-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Tiranë, pasi dyshohet se kishte strehuar në hotelin e tij shtetas të huaj dhe u kishte siguruar transport për të kaluar në mënyrë të kundërligjshme kufirin drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Në pranga ka rënë Petrit Spaho, pronar i një hoteli në zonën e Vaqarrit.
Ai akuzohet për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Veprime që pengojnë në zbulimin e së vërtetës” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”.
Sipas veprimeve hetimore, dyshohet se Spaho kishte strehuar në hotel disa shtetas të huaj, të cilëve u kishte siguruar mjete transporti dhe i kishte nisur në drejtim të Koplikut, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit dhe vijimin e udhëtimit drejt vendeve të BE-së.
Shërbimet e Policisë Kufitare Tiranë u vunë në ndjekje të dy automjeteve taksi dhe, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Shkodër, arritën t’i ndalonin. Në dy automjetet udhëtonin 7 shtetas nga Sudani.
Emigrantët u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Ndërkohë, materialet janë referuar në Prokurori edhe për taksistin me inicialet P. Gj., ndaj të cilit ka nisur procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Gjatë operacionit, Policia sekuestroi si prova materiale dy armë gjahu, njëra prej të cilave dyshohet se mbahej pa leje, fishekë të armës së gjahut, 7 telefona celularë, dy automjetet taksi dhe librin e regjistrimit të klientëve të hotelit.
Po ndodh...
Kosova nuk ka kthim pas. PIKË!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128