BE thirrje Kosovës për tejkalimin e ngërçit politik

27 August 2026, 12:40 / KOSOVA ALFA PRESS
BE thirrje Kosovës për tejkalimin e ngërçit politik

Duke i dhënë lamtumirën kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, shefja në detyrë e Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatova, ka përsëritur thirrjen e Bashkimit Evropian për formimin sa më të shpejtë të institucioneve të Kosovës.

Palatova theksoi nevojën për tejkalimin e ngërçit politik, avancimin e reformave dhe shfrytëzimin e plotë të Planit të Rritjes së BE-së, me synim zhvillimin ekonomik dhe përparimin e Kosovës drejt integrimit evropian.

Ajo nënvizoi gjithashtu rëndësinë e Kosovës si një vend shumetnik që aspiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Po ndodh...