"Maniak që registronte gjithçka sapo hapej dera"/ Berisha për Agasin: Prokuroria ka videot e ministrave e deputeteve, por po i fsheh

27 August 2026, 12:55 / POLITIKË ALFA PRESS
"Maniak që registronte gjithçka sapo hapej dera"/ Berisha

Në një konferencë live me gazetarët, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta në drejtim të Prokurorisë, lidhur me hetimet ndaj biznesmenit Ergys Agasi. Berisha pretendon se Prokuroria disponon regjistrime audio dhe video të kryera në zyrën e Agasit në zonën e Bllokut, ku, sipas tij, janë shfaqur ministra, deputetë dhe zyrtarë të lartë të shtetit. Ai akuzoi organin e akuzës se po “fshin” emrat e zyrtarëve të lartë nga hetimi, duke paralajmëruar se, sipas tij, hetimi do të vijojë.


Berisha: Prokuroria i ka regjistrimet e Agasit në zyrën e tij në Bllok, por po fshijnë ministrat, deputetët dhe zyrtarët e lartë

Ergys Agasi ka disponuar në zonën më qendrore të Tiranës, një zyrë, studio apo ta quajmë ç’të doni, më e veçanta në llojin e saj në Shqipëri dhe mbase në Evropë.
Zyra e Ergys Agasit bënte regjistrime në figurë dhe zë sapo të hapje derën dhe sapo të dilje nga ajo derë.
Maniak. Ishte maniak, se maniakët bëjnë akte që thua ti pse i bëjnë, i bënte ai.
Mirëpo regjistrimet e tij, duhet ta dinë shqiptarët, herë-herë provojnë se ajo zyrë ishte një kuplara e vërtetë në mes të Tiranës.
Në atë zyrë janë paraqitur pa asnjë motiv zyrtar ministra, ministre, drejtorë të përgjithshëm, drejtoresha të përgjithshme, deputetë, deputete.
Janë paraqitur gjykatës, prokurorë, zyrtarë të lartë të policisë, etj, etj.
Pra, zyra e Agasit në Bllok është zyra e një mafiozi ku përdoreshin të gjitha mjetet për arritjen e qëllimeve.
Këto fotot, zërat, videot, të gjitha i disponon prokuroria.
Ata po fshijnë ministrat, sipas disa burimeve.
Ata po fshijnë deputetët, po fshijnë zyrtarët më të lartë.
Por i garantoj se hetimi i tyre nuk do ndalet ndonjëherë.
Nuk ndalet ndonjëherë ai hetim.

Po ndodh...