Dita e 28-të e protestës në Divjakë / Banorët kundërshtojnë shkrirjen me Lushnjën: Këtu vendosim ne!

27 August 2026, 22:54 / POLITIKË ALFA PRESS
Dita e 28-të e protestës në Divjakë / Banorët

Protesta e banorëve të Divjakës kundër projektit të reformës së re administrative ka hyrë në ditën e saj të 28-të. Qytetarët bënë thirrje për mobilizim më të madh në mbrojtje të asaj që e cilësojnë si një “kauzë identiteti”.

Gjatë fjalimeve, banorët shprehën vendosmërinë e tyre kundër propozimit të Partisë Socialiste për shkrirjen e Divjakës dhe bashkimin e saj me Bashkinë e Lushnjës. Sipas tyre, Divjaka ka konsoliduar prej vitesh identitetin e saj dhe treguesit ekonomikë të zonës janë shumë më të lartë se të disa bashkive të tjera që nuk po fshihen nga harta e re administrative.

Ashtu si çdo natë, tubimi u përmbyll me marshimin e protestuesve përgjatë rrugëve kryesore të qytetit. Banorët vijuan qëndresën e tyre përmes thirrjeve të njëpasnjëshme si “Divjaka bashki!”, “Këtu vendosim ne!” dhe “Arrestoni Ramën!”, duke paralajmëruar se nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre.

 

 

Po ndodh...