Mot i qëndrueshëm dhe alternime vranësirash, parashikimi për këtë të premte

28 August 2026, 08:15 / AKTUALITET ALFA PRESS

Edhe për ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga relativisht të njëjta kushte atmosferike.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe shtim vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura në relievet malore në lindje.

Në momentin e vranësirave të dendura në relievet malore në lindje nga orët e mesditës deri ato të pasdites do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.

Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 4 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era hera-herës do të arrijë shpejtësi deri në 12 m/s.
Valëzim në dete do të jetë i forcës 1-3 ballë.

Po ndodh...