Haxhia kërkoi kohë për t’u njohur me provat ndaj Ergys Agasit, ndërpritet seanca, GJKKO pritet të shqyrtojë dënimin me burg

Seanca gjyqësore që do të mbahej sot në lidhje me shqyrtim e masës së sigurisë “arrest me burg ”për Ergys Agasin, është ndërprerë, pasi mbrojtja e tij kërkoi kohë për tú njohur me provat e materiale.
Burime për mediat bëjnë me dije se avokati Maks Haxhia ka pretenduar se nuk është njohur me provat dhe ka shumë mundësi që ai të kërkojë kohë për tu njohur me prova e materiale. Gjatë arratisë së Agasit, Haxhia ka pretenduar se SPAK ka refuzuar të vendosë në gatishmëri pamjet filmike.
Pas shqyrtimit të kërkesës së Haxhisë, , gjykata vendosi ta ndërpresë procesin për dy orë. Seanca pritet të rifillojë pas dy orësh për të dëgjuar pretendimet e palëve dhe për të dhënë vendimin mbi masën e sigurisë.
Ergys Agasi u shoqërua para pak minutash nga ambientet e Bllokut të Sigurisë drejt ambienteve të GJKKO ku do të përballet me prokurorin e posaçëm Bledar Maksuti.
Sipas asaj që është bërë tani prokurorët kanë ngritur akuza se Agasi së bashku me Ermal Beqirin kanë drejtuar brenda AKSHI-t një grup të strukturuar kriminal. dhe SPAK ka dyshime se ata urdhëronin rrëmbimin e rivalëve dhe i detyroni të dorëhiqeshin nga tenderat e AKSHI-t, rasti konkret është dhe i Gerond Meces, i cili kishte fituar disa tendera.
Sakaq bëhet me dije se seancë gjyqësore për ish-policin Ulian Shpatarakun do të mbahet ditën e nesërme. Ai dyshohet se për veprën penale “Përkrahje të autorit të krimit” pasi u arrestua në të njëjtën makinë me Ergys Agasin që SPAK e kërkonte prej më shumë se 8 muajsh. Shpataraku ka pasur dijeni që Agasi ka qenë në kërkim nga drejtësia, e megjithatë u shoqërua me të.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128