I mituri bie nga tarraca e banesës në Libohovë, dërgohet me urgjencë drejt Tiranës
28 August 2026, 13:25 / AKTUALITET

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Libohovë, ku një i mitur me inicialet Y. I. 5 vjeç, është rrëzuar nga tarraca e një banese njëkatëshe.
I mituri është transportuar fillimisht në Urgjencën e Spitalit Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore.
Mësohet se ai ka pësuar dëmtime në kokë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Për një mjekim dhe vlerësim më të specializuar, i mituri pritet të transportohet drejt Tiranës.
Policia ka nisur verifikimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128