Vrau gruan shtatzënë, më pas u plagos me armë, ndërron jetë 26-vjeçari në Kosovë

Tragjedia në Malishevë merr një tjetër kthesë.
Ndërron jetë edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas së tij shtatzënë.
Egzon Bytyçi, i cili mbeti i plagosur rëndë me armë zjarri pas ngjarjes së 23 gushtit, ka humbur jetën pas katër ditësh në gjendje të rëndë shëndetësore.
Vdekja e tij është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili bëri me dije se 26-vjeçari ndërroi jetë pasditen e 27 gushtit, rreth orës 17:15.
Bytyçi dyshohej për vrasjen e bashkëshortes së tij 25-vjeçare, Jetlira Foniqi, e cila ishte shtatzënë në javën e 34-të.
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Kërvasari të Komunës së Malishevës. Autoritetet kanë vijuar hetimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat e rastit, ndërsa procedurat po kryhen në bashkëpunim me prokurorin kompetent.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128