Lamallari dhe Hita mbledhin në Tiranë kryepolicët e qarqeve, zbardhen porositë

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita kanë mbledhur këtë të premte kryepolicët e 12 qarqeve të vendit dhe kanë lënë porosi për përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve.
Sipas asaj që shkruan ministri, në fokus të takimit ka qenë shërbimi ndaj qytetarëve dhe besimi i tyre te punonjësit e Policisë së Shtetit.
"Me drejtuesit vendorë të Policisë së Shtetit në një takim me fokus në shërbimin ndaj qytetarëve, perceptimin dhe besimin e tyre të ndërtuar bazuar në profesionalizmin, etikën dhe përgjigjen e shpejtë dhe të drejtë ndaj ankesave, shqetësimeve dhe kërkesave për informacion.
Etika është minimumi, shërbimi cilësor, i shpejtë dhe konform ligjit është ajo çfarë presin dhe meritojnë qytetarët", shkruan ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128