Bomba në Durrës doli jofunksionale, Policia liron lagjen brenda orës

28 August 2026, 11:40 / AKTUALITET ALFA PRESS

Është hequr perimetri i sigurisë në zonën pranë portit të Durrësit, ku mëngjesin e sotëm u konstatua një objekt i dyshimtë, i cili u dyshua fillimisht se mund të përmbante lëndë shpërthyese.

Sipas raportimit për mediat, në vendngjarje u gjet një celular me një masë të lidhur me të, e cila solli ndërhyrjen e menjëhershme të policisë, ndërsa u njoftuan edhe forcat xheniere për verifikimin e tij.

Sipas informacioneve paraprake, objekti i dyshimtë rezultoi të mos ishte funksional. Ndërkohë, ekspertët do të përcaktojnë natyrën e masës së lidhur me celularin.

Pas verifikimeve të kryera nga autoritetet, perimetri i sigurisë është hequr dhe situata në zonë është kthyer në normalitet.

 

Po ndodh...