Efektivët iu vunë pas vëllait të tij që ishte në kërkim, 41-vjeçari në Elbasan humbet toruan dhe i kërcënon me jetë

Është vënë në pranga nga blutë e Elbasani 41-vjeçari i identifikuar si Bexhet Bylyku i cili thuhet se ka kërcënuar me jetë 4 punonjës të Forcës Operacionale të DVP Elbasan. Ngjarja e rëndë raportohet se ka ndodhur gjatë një aksioni policor nga i cili synohej të arrestohej vëllai i personit që kanosi efektivët.
Shtetasi B. B., është në kërkim për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, e për rrjedhojë efektivët janë angazhuar në kapjen e tij. Mirëpo situata ka marrë përmasa të tjera pasi vëllai i të kërkuarit nga drejtësia kërcënoi efektivët.
Njoftimi i Policisë:
Kanosi me armë të dyshuar manovër, punonjësit e Policisë të angazhuar për kapjen e vëllait të tij (shtetas në kërkim), arrestohet 41-vjeçari.
Sekuestrohet sendi i ngjashëm me armën e zjarrit.
Specialistët e Hetimit të Krimeve të DVP Elbasan, në bashkëpunim me oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë, arrestuan në flagrancë shtetasin B. B.(Ç.), 41 vjeç, banues në Elbasan.
Ky shtetas, në lagjen “Visarion Xhuvani”, ka kanosur me armë të dyshuar manovër, 4 punonjës të Forcës Operacionale të DVP Elbasan, gjatë kryerjes së kontrolleve dhe veprimeve operacionale të tjera, për kapjen e vëllait të 41-vjeçarit, shtetasit B. B., që është në kërkim për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Ndërkaq, vijojnë intensivisht kontrollet për kapjen e shtetasit B. B..
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për shtetasin B. B.(Ç.), për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128