Bomba që alarmoi Durrësin, Policia del me reagim zyrtar: U çaktivizua nga RENEA, nuk ka më rrezik

Policia e Durrësit ka reaguar sërish në lidhje me gjetjen e një aparati celular mëngjesin e sotëm, i cili ishte i lidhur me një objekt të dyshimtë në rrugë.
Sipas njoftimit të policisë, aparati celular u gjet në lagjen nr. 3, në Durrës. Menjëherë pas konstatimit të objektit, shërbimet e policisë shkuan në vendngjarje dhe morën masat e nevojshme për sigurimin e perimetrit dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve.
Policia bën me dije se specialistët xhenierë të RENEAS kryen veprimet e nevojshme dhe bënë të mundur çaktivizimin e lëndës plasëse, në sasi të vogël, e cila ishte lidhur me aparatin celular.
Policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të identifikuar personat përgjegjës.
Njoftimi i Policisë:
Durrës/Informacion shtesë
Në vijim të njoftimit të dhënë më herët, për gjetjen e një aparati celular të lidhur me një objekt të dyshimtë në rrugë, në lagjen nr. 3, Durrës, ju bëjmë me dije se, pas mbërritjes në vendngjarje, shërbimet e Policisë kanë marrë masat e nevojshme për sigurimin e perimetrit dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve.
Specialistët xhenierë të RENEAS kanë kryer veprimet e nevojshme dhe kanë bërë të mundur çaktivizimin e lëndës plasëse, në sasi të vogël, që ishte lidhur me aparatin celular, duke eliminuar çdo rrezik të mundshëm.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128