Hidhet shorti i fazës së ligës se Europa League, Milan dhe Juventus njohin kundërshtarët

28 August 2026, 14:35 / SPORT ALFA PRESS

Në Montekarlo është hedhur këtë të premte edhe shorti për fazën e ligës së Europa League, kompeticioni i dytë evropian për nga rëndësia. Këtë sezon pjesëmarrëse do të jenë edhe dy gjigandët e futbollit italian Milan dhe Juventus, të cilat nuk mundën dot të kapnin TOP4 në fundin e sezonit të shkuar.

Një rrugëtim aspak i lehtë për Milanin, që do të përballet me Benfikën, ndërsa nga Vazoja e Tretë shorti i ka rezervuar dy skuadra angleze, Sunderlandin dhe Bournemouthin. “Djalli do të ketë përballë edhe kundërshtar më të thjeshtë gjatë rrugëtimit të tyre në këtë faze si Ararat apo edhe Levski Sofia.

Një kalendar më i favorshëm, të paktën në letër, duket ai i Juventusit. Bardhezinjtë e Spallettit do të kenë si një nga sfidat kryesore Real Sociedadin, në shtëpi, ndërsa në transfertë do të përballen me AZ Alkmaarin. Ndërkohë kundërshtarë të tjerë si Ferencvarosh, Omonia apo holandezët e NEC pritet të jenë tërësisht të kalueshëm.

 

Po ndodh...