Zjarr në malësinë e Krujës, flakët shkrumbojnë një sipërfaqe të madhe, kërkohet ndërhyrja nga ajri

29 August 2026, 17:18 / AKTUALITET ALFA PRESS
Zjarr në malësinë e Krujës, flakët shkrumbojnë

Një zjarr është shfaqur këtë të shtunë në fshatin Çudhi, në malësinë e Krujës, ku mësohet se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe me shkurre dhe pemë.

Bëhet me dije se flakët favorizohen dhe terreni i thyer malor, e bën të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikësve, ndërsa është kërkuar ndërhyrja nga ajri për të neutralizuar flakët.

Situata mbetet shqetësuese pasi zjarri po përhapet me shpejtësi të madhe dhe po shkrumbon një sipërfaqe të madhe.

Pritet në vijim që të ketë një ndërhyrje nga ajri për vënien e flakëve nën kontroll.

 

Po ndodh...