“Ora e Pritjes” në Kosovë, komunat bashkohen në mbështetje të çlirimtarëve

29 August 2026, 15:30 / KOSOVA ALFA PRESS
“Ora e Pritjes” në Kosovë, komunat bashkohen në

“Nga Prishtina në Skenderaj, Vushtrri, Viti e Prizren, ‘Ora e Pritjes’ po përçon një mesazh të përbashkët: Kosova po pret. Ftojmë të gjitha komunat e Republikës së Kosovës t’i bashkohen kësaj nisme, që ditët deri më 16 shtator të na gjejnë të bashkuar në mbështetje të çlirimtarëve tanë”, tha Hoxha.

Hoxha bëri të ditur se me komuna të tjera tashmë janë duke u koordinuar datat për lansimin e orëve të numërimit mbrapsht. Ajo u bëri thirrje komunave që t’i bashkohen nismës edhe përmes stolisjes së hapësirave publike me flamuj dhe simbole të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Platforma gjithashtu u është drejtuar komunave dhe drejtorive komunale të arsimit me kërkesën që java e parë e procesit mësimor t’i kushtohet historisë së luftës çlirimtare dhe UÇK-së, përmes aktiviteteve edukative në shkollat e Kosovës.

“Brezi i ri duhet ta njohë historinë e vendit të vet, sakrificën për liri dhe rrugën që na solli deri te shteti i Kosovës. Kujtesa për luftën çlirimtare nuk është çështje e një partie apo një gjenerate – është përgjegjësi e përbashkët ndaj historisë sonë”, tha Hoxha, transmeton Klankosova.tv.

Platforma qytetare “Liria ka Emër” njoftoi se aktivitetet do të vazhdojnë gjatë ditëve në vijim në komunat e Kosovës dhe në diasporë, krahas përgatitjeve për Marshin për Liri më 12 shtator në Prishtinë dhe “Natën e Pritjes” më 15 dhe 16 shtator në Hagë.

Po ndodh...