Manastirliu apo Braçe? Rama mbledh socialistët, nis gara për Bashkinë e Tiranës

Kryeministri Rama zhvillon sot një drekë pune me drejtuesit politikë dhe deputetët e Tiranës në një nga restorantet në periferi të kryeqytetit.
Ky takim vjen pas mbledhjeve të shumta që ka bërë Rama me ministrat dhe drejtuesit politikë për strategjinë e re të PS-së për sjelljen me qytetarët para zgjedhjeve vendore.
Ky takim vjen një ditë pasi Veliaj, nga paraburgimi, la Bashkinë e Tiranës pa një kryetar të komanduar, duke ia hequr këtë kompetencë nënkryetares Anuela Ristani, shkruan A2CNN.
Për Bashkinë e Tiranës ka nisur një debat në radhët e socialistëve se kush do të jetë kandidat i kësaj force politike për zgjedhjet e 2027-ës. Përpos Ogerta Manastirliut, emri i të cilës u propozua nga Edi Rama shtatorin e shkuar, është vetëofruar edhe Erion Braçe.
Deputeti i Tiranës vazhdimisht bën thirrje për një proces gare brenda partisë për të zgjedhur kandidatin që do të përfaqësojë PS-në në bashkinë më të madhe në vend.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128