U kap në makinë me Ergys Agasin, Uljan Shpataraku del sot para GJKKO-së

29 August 2026, 10:02 / AKTUALITET ALFA PRESS
U kap në makinë me Ergys Agasin, Uljan Shpataraku del sot para

Ish-zëvendësdrejtori i Policisë së Elbasanit, Uljan Shpataraku, do të paraqitet këtë të shtunë para Gjykatës së Posaçme, ku do të shqyrtohet masa e sigurisë ndaj tij.

Seanca është parashikuar të nisë në orën 11:00.

Shpataraku përfundoi në pranga më 26 gusht, gjatë operacionit për arrestimin e biznesmenit Ergys Agasi, i cili ishte shpallur në kërkim nga SPAK. Në momentin e ndalimit, ai drejtonte automjetin ku ndodhej edhe Agasi, në aksin Elbasan-Durrës.

Për ish-zyrtarin e Policisë është ngritur akuza për “përkrahje të autorit të krimit”. Tashmë pritet që GJKKO të vendosë masën e sigurisë ndaj tij.

Po ndodh...