Kamëz/ 26-vjeçari përplas makinën e policisë, 2 efektivë të plagosur

29 August 2026, 08:19 / AKTUALITET ALFA PRESS
Kamëz/ 26-vjeçari përplas makinën e policisë, 2

Policia ka reaguar lidhur me aksidentin e regjistruar në Kamëz, ku një automjet policie u përplas me një tjetër mjet.

Pas raportimeve se përplasja kishte ndodhur gjatë një ndjekjeje policore, autoritetet kanë mohuar këtë version.

Sipas sqarimit zyrtar, patrulla e Policisë ishte duke kryer shërbimin në territorin e përcaktuar, kur automjeti i saj është goditur nga një mjet që drejtohej nga 26-vjeçari me inicialet R. T.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se i riu, i cili po udhëtonte nga qendra e Kamzës në drejtim të rrugës “Berisha”, ka humbur kontrollin e automjetit, duke shkaktuar përplasjen.

Për pasojë, dy punonjës policie kanë mbetur të dëmtuar dhe janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Gjendja e tyre raportohet e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, drejtuesi 26-vjeçar nuk ka pësuar dëmtime dhe është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po vijon punën për të përcaktuar me saktësi dinamikën e aksidentit dhe për të dokumentuar të gjitha rrethanat e ngjarjes.

Po ndodh...