FIFA zbut dënimet për Paredes dhe Molina, Argjentina merr lajmin e mirë

29 August 2026, 08:18 / SPORT ALFA PRESS
FIFA zbut dënimet për Paredes dhe Molina, Argjentina merr lajmin e

FIFA ka pranuar kërkesën e Federatës Argjentinase të Futbollit për zbutjen e dënimeve ndaj Leandro Paredes dhe Nahuel Molinës, pas incidenteve të ndodhura në finalen e Botërorit.

Fillimisht, Paredes ishte dënuar me 10 ndeshje, ndërsa Molina me 7 ndeshje, duke marrë kështu ndër dënimet më të rënda të shqiptuara ndaj futbollistëve argjentinas, transmeton Klankosova.tv.

Megjithatë, pas kërkesës së Argjentinës, FIFA ka vendosur që pezullimet të aplikohen edhe në ndeshjet miqësore, çka i jep mundësi dy lojtarëve që ta shlyejnë dënimin më shpejt.

Po ndodh...