Kristjan Asllani drejt Al Jazirës/ Interi pranon huazimin, ja kushti që aktivizon blerjen
28 August 2026, 23:53 / SPORT

Prezantimi i Kristjan Asllanit tek Al Jazira do të vijë orët në vijim. Testet mjekësore ishin programuar për sot, ndërsa detaje të reja janë zbuluar për këtë transferim.
Interi pranoi huazimin e mesfushorit shqiptar, por me detyrim blerjen. Nëse Asllani regjistron 20 paraqitje gjatë sezonit, atëherë aktivizohet opsioni për blerjen e kartonit.
Al Jazira shpenzoi 1,5 milionë për huazimin. Sa i përket blerjes së kartonit do të duhen edhe 5 milionë euro të tjera.
Klubi i Abu Dhabit luan në kampionatin e Emirateve të Bashkuara Arabe. Sezoni sapo ka filluar dhe Al Jazira regjistron fitore në dy ndeshjet e para.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128