Zjarri në Vranisht/ Digjet një banesë e pabanuar, dhjetëra hektarë ullinj dhe mbi 50 koshere bletësh

28 August 2026, 20:11 / AKTUALITET ALFA PRESS
Zjarri në Vranisht/ Digjet një banesë e pabanuar, dhjetëra

Zjarri në fshatin Vranisht ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, duke djegur një banesë të pabanuar, sipërfaqe me ullinj dhe të paktën 50 koshere bletësh.

Banori i prekur nga zjarri, Ajet Llanaj, tregon se ka mbërritur në zonë nga Vlora rreth orës 14:30 dhe së bashku me banorë të tjerë është përpjekur të ndihmojë në shuarjen e flakëve.

“Kur erdha unë, ishte edhe shtëpia e zjarrfikëses. Nisëm me vëllezërit dhe të tjerët të mundoheshim të shuanim zjarrin”, tha Llanaj.

Ai tregon se dëmet më të mëdha janë shkaktuar në bletari, ku janë djegur më shumë se 50 koshere.

 

“Kosheret e bletëve, mbi 50 koshere janë djegur. Ky është një dëm maksimal”, u shpreh banori.

Në zonë ka qenë e pranishme edhe prefektja e Qarkut, Evis Alushi, e cila ka bërë me dije se do të ngrihet një grup pune për evidentimin e plotë të dëmeve.

Sipas saj, pas verifikimit të dëmeve do të shqyrtohet edhe mundësia e kompensimit për banorët e prekur nga zjarri.

 

Po ndodh...