Humbja në Europë solli dorëheqjen, por Trabzonspor nuk e lë Tekken të largohet

Trabzonspor do të vijojë aventurën europiane në Conference League, pasi u eliminua nga Ferencvarosh në fazën Play Off të Europa League.
Humbja solli një zhvillim të papritur në kampin turk, pasi trajneri Fatih Tekke vendosi të japë dorëheqjen.
Megjithatë, largimi i tij nuk është pranuar nga klubi.
Trabzonspor ka bërë me dije se Tekke do të vijojë të jetë në krye të skuadrës dhe do ta drejtojë ekipin edhe në ndeshjen e kampionatit ndaj Amedsporit.
Në njoftimin e klubit sqarohet se vendimi i trajnerit për t’u larguar erdhi pas ngarkesës emocionale të krijuar nga humbja ndaj Ferencvaroshit.
“Trajneri Fatih Tekke ka vendosur të japë dorëheqjen për shkak të intensitetit emocional të përjetuar pas humbjes në ndeshjen ndaj Ferencvaroshit.”
Bordi drejtues i Trabzonsporit nuk e ka pranuar dorëheqjen dhe ka vendosur që Tekke të vazhdojë punën në stol.
“Si Bordi i Drejtorëve të Trabzonsporit, ne nuk e kemi pranuar vendimin për dorëheqjen e Fatih Tekke. Fatih Tekke do të vazhdojë të jetë në detyrën e tij dhe do të drejtojë ekipin tonë në ndeshjen e kampionatit kundër Amedsporit.”
Trabzonspor tashmë do të luajë në Conference League, ndërsa vëmendja e skuadrës rikthehet te kampionati turk.
Në ekipin e Trabzonsporit aktivizohet edhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128