Tragjedia në Nepal/ Shkon në 584 numri i viktimave, rreth 2 mijë persona të zhdukur
Bilanci i viktimave nga përmbytjet dhe rrëshqitjet masive të dheut në Nepal dhe Tibet është rënduar më tej, duke arritur në të paktën 584. Sipas të dhënave të fundit zyrtare, 579 persona kanë humbur jetën në Nepal, ndërsa pesë viktima janë raportuar në territorin kinez të Tibetit.
Në Nepal, autoritetet raportojnë gjithashtu 1,924 persona të zhdukur, ndërsa mes tyre dyshohet se ndodhen qindra turistë dhe pelegrinë të huaj.
New imagery from @vantortech confirms that the China-Nepal Rasuwagadhi border crossing has been completely destroyed, with the glacial flood completely scouring the valley floor.
At least 359 people are dead and nearly 1,000 missing, according to local authorities. pic.twitter.com/DiBiUzJGtO
— OSINTtechnical (@Osinttechnical) August 27, 2026
Ekipet e shpëtimit po vijojnë operacionet në të dyja anët e kufirit Nepal-Kinë, duke kërkuar të mbijetuar nën rrënoja dhe masat e dheut. Operacionet zhvillohen nën presionin e kohës, ndërsa autoritetet paralajmërojnë edhe për rrezikun e përmbytjeve të reja.
Katastrofa ka goditur rëndë një zonë të Himalajeve pranë kufirit mes Nepalit dhe Tibetit, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe izoluar disa komunitete.
Ndërkohë, Bashkimi Evropian ka njoftuar një paketë ndihme emergjente prej 2 milionë eurosh për Nepalin. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se fondet do të përdoren për të ofruar ndihmë jetike për familjet dhe komunitetet më të prekura nga katastrofa.
Autoritetet vijojnë kërkimet, ndërsa bilanci i viktimave dhe personave të zhdukur pritet të ndryshojë në orët në vijim.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128