Momente paniku te PSG-ja/ Portieri rrëzohet gjatë nxehjes para sfidës me Lille

Paris Saint-Germain është përballur me një moment shqetësues pak para nisjes së ndeshjes ndaj Lille, pasi portieri Matvey Safonov u rrëzua në fushë gjatë nxehjes.
Gardiani rus pati një përplasje me trajnerin e portierëve të skuadrës franceze dhe menjëherë pas incidentit përfundoi në tokë.
Safonov qëndroi për disa minuta i shtrirë, ndërsa mori ndihmën e stafit mjekësor të PSG-së. Pamjet nga momenti shkaktuan shqetësim te stafi dhe tifozët e klubit parisien.
Në momentin e incidentit nuk ishte e qartë nëse portieri do të mund të luante ndaj Lille, ndërsa gjendja e tij pritej të vlerësohej nga stafi mjekësor.
Safonov është një nga alternativat e rëndësishme të PSG-së në portë dhe incidenti gjatë nxehjes ngriti pikëpyetje për gatishmërinë e tij për këtë sfidë dhe ndeshjet e ardhshme.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128