“Bradasheshi kontrollohet nga karteli”/ Berisha: Agasin e çuan te Balla, Mila dhe Çela

29 August 2026, 12:35 / POLITIKË ALFA PRESS
“Bradasheshi kontrollohet nga karteli”/     Berisha: Agasin e

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta pas vendimit për dërgimin e Ergys Agasit në burgun e Bradasheshit. Në një konferencë me gazetarët, Berisha ngre dyshime se zgjedhja e këtij institucioni nuk është e rastësishme, duke pretenduar se burgu kontrollohet nga Taulant Balla, Sara Mila dhe “karteli Çela”. Ai e cilësoi arrestimin e Agasit si një akt pozitiv, por kërkoi përfshirjen dhe monitorimin e procesit nga agjencitë ndërkombëtare të zbatimit të ligjit.

Berisha: Agasin e kanë çuar në burgun e Bradasheshit që kontrollohet totalisht nga Taulant Balla, Sara Mila dhe karteli Çela

Dhe e treta, tani e marrin dhe e çojnë në burgun e Bradasheshit.
Hajde tani, më thoni ju mua, se a është e negociuar kjo apo jo?
E çojnë në burgun që kontrollohet totalisht nga Taulant Balla, Sara Mila dhe karteli Çela.
Sepse thuhet se muajin e fundit Troplinët e përzunë, i hoqën mbrojtjen.
Pra më thoni mua se, çfarë janë këto?
Në vend se të shkojë në qelitë e sigurisë më të lartë, e izolimit më të thellë, shkon tek Taulant Balla dhe Sara Mila.
Ata e kanë burgun si repart të tyre, si seksion të PS.
Pra, të gjitha këto lënë shumë për të dyshuar.
Megjithatë, duke e konsideruar një akt realisht pozitiv arrestimin e tij, iu bëj thirrje agjencive ndërkombëtare të zbatimit të ligjit të angazhohen në hetimin dhe monitorimin e këtij procesi që është i rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vendet partnere dhe NATO-n.

 

Po ndodh...