GJKKO e la në burg, Agasi transferohet drejt Bradasheshit, sot në “sitë” besniku i Ilir Prodës
Ergys Agasi do të vuajë masën e sigurisë “Arrest me burg” në paraburgimin e Bradasheshit. Vendimi është marrë nga Gjykata e Posaçme, e cila ka konfirmuar masën e sigurisë të kërkuar ndaj 39-vjeçarit.
Agasi u arrestua më 26 gusht në zonën e Plepave, në Durrës, pas disa muajsh qëndrim në arrati. Në momentin e ndalimit ai ndodhej në një automjet “Audi”, së bashku me ish-efektivin e Policisë së Elbasanit, Uljan Shpataraku.
Edhe Shpataraku u vu në pranga dhe ndaj tij rëndon akuza për “Përkrahje të autorit të krimit”. Për ish-zyrtarin e Policisë pritet që të zhvillohet seanca në GJKKO, ku do të vendoset masa e sigurisë.
Agasi ishte shpallur në kërkim që prej dhjetorit të vitit të kaluar, në kuadër të një hetimi të SPAK për një grup të dyshuar kriminal, i cili dyshohet se ka ndërhyrë në procedurat e prokurimeve publike të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.
Sipas organit të akuzës, Agasi dyshohet se ka pasur rol në një skemë për orientimin paraprak të tenderave, me fondet publike që më pas dyshohet se përfundonin te kompani dhe persona të lidhur me grupin.
Në të njëjtën dosje hetimore janë përfshirë edhe zyrtarë e biznesmenë të tjerë, ndër ta ish-drejtorja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ish-zëvendësdrejtorja Hava Delibashi, biznesmeni Ermal Beqiraj dhe persona të tjerë.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128