VIDEO/ Në qendër të vëmendjes për "romancën" me Arbër Çepanin, dalin pamjet: Rizarta Hoxha duke u puthur me një tjetër
Jeta sentimentale e Rizarta Hoxhës e cila së fundmi është përfolur për një romancë me Arbër Çepanin, është vënë sërish në qendër të vëmendjes, pasi një video po bën xhiron e rrjetit. Ka qenë gazetari Etlon Tozaj ai që ka publikuar një moment intim mes Rizarta Hoxhës dhe një tjetër djali, me të cilin influencuesja duket teksa ndan një puthje. Ajo që është e sigurt në videon e shpërndarë është fakti se djali nuk është Arbër Çepani!
Publikimi i videos vjen në kulmin e ditëve kur Rizarta përflitej për një romancë me Arbër Çepanin, detaj për të cilin deri më tani nuk ka reaguar publikisht për ta mohuar apo pohuar marrëdhënien e dyshuar mes dyshes. Megjithatë akoma nuk dihet data e saktë e filmimit të videos, ndërsa Tozaj ka ngritur dhe në pyetje, përgjigjen e së cilës duan të dinë dhe ndjekësit: Video është filmuar para apo pas udhëtimit në Spanjë, ku Rizarta u shfaq në një foto krah Abër Çepanit?!
Pritet që në vijim të kemi një reagim zyrtar ngavetë personat e përfshirë në këtë situatë.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128