Renea dhe Policia aksion në Korçë, kërkohet i dënuari për vrasje

29 August 2026, 09:46 / AKTUALITET ALFA PRESS
Renea dhe Policia aksion në Korçë, kërkohet i dënuari

RENEA dhe Drejtoria Vendore e Policisë Korçë kanë zhvilluar një operacion kërkimi për një person në qytetin e Korçës.

Sipas të dhënave, Policia kishte marrë informacion se në një pallat në qytet mund të fshihej një person, i dënuar me 18 vite burgim për vrasje.

Pas kontrolleve të kryera, personi nuk është bërë i mundur të gjendet.

Ndërkohë, mësohet se kontrollet do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e tij.

Po ndodh...