34 vatra zjarri në 24 orë, 5 ende aktive në Tiranë dhe Dibër

29 August 2026, 11:16 / AKTUALITET ALFA PRESS

34 vatra zjarri në 24 orë, 5 ende aktive në Tiranë dhe

34 vatra zjarri janë raportuar në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, 5 prej tyre vijojnë të jenë aktive, ndërsa 2 të tjera janë nën mbikëqyrje.

Për përballimin e situatës janë angazhuar 481 forca operacionale dhe 44 automjete zjarrfikëse. Në ndihmë të strukturave vendore janë vënë edhe 105 efektivë të Forcave të Armatosura, 2 automjete zjarrfikëse të FA-së, 3 helikopterë dhe 1 avion “Air Tractor”.

Vatrat aktive janë kryesisht në qarqet Tiranë dhe Dibër.

Në Malin e Dajtit, pas riaktivizimit të tre vatrave, vijojnë ndërhyrjet nga 25 forca zjarrfikëse dhe të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, si dhe 20 efektivë të Forcave të Armatosura.

Në qarkun e Dibrës, zjarret vijojnë të jenë aktive në Qafë të Helmës, Vajkal, Sllatinë dhe Komsi.

Në Vajkal janë angazhuar 61 forca, mes tyre 30 efektivë të Forcave të Armatosura. Në Sllatinë po punojnë 78 forca, ndërsa në Komsi janë angazhuar edhe 25 efektivë të FA-së. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në këto zona nuk ka rrezik për banesat.

Në Elbasan, zjarret në Malin e Dardhës dhe Malin e Qukësit janë nën mbikëqyrje dhe nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.

Gjatë ditës së premte pati ndërhyrje edhe në Tërbaç dhe Vranisht të Himarës, ku u angazhuan forca tokësore, dy helikopterë dhe një avion “Air Tractor”. Ndërsa në Xhyrë të Librazhdit u ndërhy edhe me një helikopter të Forcave të Armatosura. Të dyja këto vatra janë tashmë të fikura.

Po ndodh...