Nderuan kriminelin e luftës Ratko Mladiç, kërkohet përjashtimi nga Europa i klubit të njohur serb
Klub i Crvena Zvezda rrezikon të përjashtohet nga pjesëmarrja në Ligën e Konferencës, pasi tifozët e saj e më pas vetë klubi, kanë nderuar publikisht kriminelin e luftës, Ratko Mladiç, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë.
Gjatë ndeshjes kundër Viktoria Plzen në play-off të Ligës së Europës, tifozët serbë hapën një parullë të madhe kushtuar “kasapit të Srebrenicës”, përgjegjës për masakrën e mijëra personave në Bosnjë Hercegovinë në vitet e luftës.
Pas koreve me emrin e tij, u hap në parullë ku shkruhej “Gjeneral, lavdi e përjetshme dhe mirënjohje”.
Fotoja bëri xhiron e rrjetit, por ndërkohë, edhe vetë klubi i Crvena Zvezdës e publikoi në rrjetet sociale, duke mbështetur kësisoj ultranacionalistët serbë.
Kjo ka vënë në lëvizje organizatat që merren me çështjet e masakrave ushtarake në Bosnjë, të cilat i kanë kërkuar zyrtarisht UEFA-s përjashtimin e Crvena Zvezdës dhe masa të rrepta kundër këtij klubi që mbështet kaq hapur kriminelët e luftës pa i hyrë asnjë ferrë në këmbë.
UEFA ka nisur një hetim, por këtë radhë është nën vëzhgim edhe nga organizata ndërkombëtare.
Po ndodh...
ide
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
Edi Rama, koha e llogarisë ka ardhur!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128