Kokainë, euro dhe armë zjarri në makinë/ Policia greke arreston 46-vjeçarin shqiptar

8 Maj 2022, 15:33 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kokainë, euro dhe armë zjarri në makinë/ Policia greke

Një shqiptar është arrestuar sot në Athinë në zonën Agiou Dimitriou.

Mediat e vendit fqinj raportojnë se 46 vjeçari posedonte sasi kokaine dhe një shumë të konsiderueshme parash. Policia greke i ka sekuestruar 2 pako me 670 gram kokainë, 1 pistoletë me 9 fishekë, 2 peshore elektronike, 2 automjete, 16.600 euro dhe 33.700 lekë shqiptare.

Mësohet se 10 vite më parë ky shtetas ishte arrestuar po prapë për shpërndarje kokaine dhe vjedhje.

 

Po ndodh...

ide