Të shtëna me armë zjarri në Durrës, plagoset 31-vjeçari

16 Maj 2022, 14:13 / AKTUALITET ALFA PRESS

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, plagoset

Një 31-vjeçar në Durrës është plagosur me armë zjarri pas një sherri për motive banale. Blutë e Durrësit njoftojnë se ngjarja ka ndodhur në në lagjen nr.1 dhe 31 vjeçari i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital. Vijon krehja e zonës, për identifikimin dhe kapjen e autorit.

“Rreth orës 13:00, në lagjen nr.1 Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi A. K., 31 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thotë policia.

 

Po ndodh...

ide