Plagoset ish-kandidati i PS në Durrës, ngjarja tek lokali i Noizyt

16 Maj 2022, 14:25 / AKTUALITET ALFA PRESS

Plagoset ish-kandidati i PS në Durrës, ngjarja tek lokali i Noizyt

Raportohet se të shtënat me armë zjarri të raportuara disa momente më parë nga Policia e Durrësit janë regjistruar te lokali i Noizyt në zonën e Curilave. Si pasojë 31-vjeçari i plagosur është Ardit Kërtusha, ish kandidati për kreun e PS në Durrës.

Blutë e Durrësit njoftojnë se ngjarja ka ndodhur në në lagjen nr.1 dhe 31 vjeçari i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital. Vijon krehja e zonës, për identifikimin dhe kapjen e autorit.

“Rreth orës 13:00, në lagjen nr.1 Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi A. K., 31 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thotë policia.

Plagoset ish-kandidati i PS në Durrës, ngjarja tek lokali i Noizyt

Po ndodh...

ide