Lirohet nga burgu Arlen Hasanaj/ I dyshuar se vendosi tritoli në shtëpinë e Armand Dukës
Lirohet nga burgu 36-vjeçari Arlen Hasanaj i cili u arrestua si autor i dyshuar për vendosjen e lëndës plasëse në shtëpinë e presidentit të FSHF Armand Duka.
Gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit për ndryshim të masës së sigurisë nga arrest në burg në detyrim paraqitje. Provat e grumbulluara nga pala mbrojtëse u pranuan nga gjykata e cila ndryshoi masën e sigurisë. Ngjarja ndodhi pak pas orës 22:00 të 25 janarit.
Avokati i Hasanaj tha se u kërkua ndërrim mase sigurie për mungesë te provave që implikojne Hasanajn në ngjarje.
Shpërthimi në banesën e Dukës ka ndodhur më datë 24 Janar rreth orës 22:10 në lagjen nr.4 të Durrësit. Si pasojë e shpërthimit u shkaktuan vetëm dëme materiale në portën e jashtme të banesës, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
