“Goja e të Vërtetës”

20 Qershor 2022, 10:59 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Goja e të Vërtetës”

Kjo që shihni në foton shoqëruese quhet - “Goja e të Vërtetës”. Ndodhet në Romë, në pjesën historike të qytetit, afër kishës Santa Maria Cosmedin dhe vizitohet çdo vit nga mijëra turistë nga e gjithë bota.

Është një masë guri, në formë të rrumbullakët, rreth 1300 kg, dhe paraqet maskën e një fytyre që i mban sytë dhe gojën hapur. Mendohet se daton rreth 2200 vjet më parë, pjesë e trashëgimisë kulturore të Romës antike.

Disa historianë mendojnë se fytyra e saj i përket Oseanus-it, zotit të deteve, disa të tjerë e lidhin me Faunus-in, zotin e lumenjve. Mendohet se ka ardhur aty ku është sot nga Tempulli i Herkulit,  rreth shek.13-të.

Sipas legjendës, ajo kishte aftësinë të dallonte atë që gënjente nga ai që thosh të vërtetën. Nëse gënjeshtari fuste dorën në gojën e saj ai humbiste gishtërinjtë, që besohej se i hante statuja. Kjo ngjet pak a shumë me “Makinën e të vërtetës” që përdoret sot në gjyqet amerikane për të dalluar nëse dëshmitari thotë të vërtetën apo gënjen. Praktika të njëjta, teknologji të ndryshme!

Sot, sigurisht, vizitorët e futin dorën në gojën e saj pa patur frikë se do tu priten gishtërinjtë, por në lashtësi, bestytni të tilla ishin normale me psikologjinë e kohës. Megjithatë edhe sot ka mbetur diçka simbolike nga tradita e lashtë: - Kush viziton objektin dhe fut dorën në gojën e tij është i detyruar të paguajë 5 euro, ekuivalenti e “gishtave të prerë!

Po ndodh...