Në pikun e sezonit turistik, Thethi ngelet pa energji elektrike

Thethi është padyshim një nga atraksionet më të frekuentuara turistike për vendasit dhe të huajt.
Fshati turistik i cili ndodhet ndodhet në zemër të Alpeve në zonën e Dukagjinit në Shkodër, një zonë me potenciale të mëdha, e cila për fat të keq vijon ende të përjetojë mungesën e furnizimit të duhur me energji elektrike.
Mungesa e lidhjes së kësaj zone turistike me rrjetin kombëtar të furnizimit me energji elektrike ka bërë që 30 bujtina dhe disa hotele të dëmtohen në pikun e sezonit turistik.
E ndërsa pavarësisht njoftimeve dhe kërkesave të një pas njëshme të banorëve për gjendjen e krijuar, asnjë masë nuk është marrë.
Problem më i madh në këtë zonë për shkak të mungesës së energjisë elektrike është edhe dëmtimi që i bëhet ushqimeve por edhe rritja e shpenzimeve pasi tashmë pronarët e bujtinave dhe hoteleve në zonë janë të detyruar që të furnizohen me anë të gjeneratorëve.
Pronari i një prej bujtinave, Pëllumb Harusha ka sjell një denoncim në redaksinë e Alfapress.al ku tregon situatën e vështirë në të cilën ndodhen banorët, por edhe bizneset përreth.
"Nuk kemi drita, jemi me gjeneratorë përnatë. Nuk di se di do e zgjidhim këtë problem, gjithë jemi me gjeneratorë. Janë 1000 persona që ndodhen në Theth për pushime dhe akoma asnjë zgjidhje për këtë problem"- shprehet Harusha.
2 vite më parë kanë qenë vetë banorët e zonës të cilët kanë investuar në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike nga Hidrocentrali i Ndërlysës e deri në Theth, investim ky që ka kap shifrën e rreth 30 milion lekëve të vjetra, e ndërsa sot ajo zonë ndër më atraktivet për pushuesit e huaj nuk furnizohet fare me energji elektrike.
-
-
-
Përfshihet nga flakët një makinë në Ndroq
13 Gusht, 10:58
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



