Sipas legjendës tre kalorës spanjoll themeluan mafien në Itali

18 Janar 2023, 13:00 / MADE IN ALFA ALFA PRESS

Sipas legjendës tre kalorës spanjoll themeluan mafien në Itali

Legjenda e tre kalorësve  Osso, Mastrosso dhe Carcagnosso  filloi në Spanjën e shekullit të 15-të në Toledo, selia e një shoqate të quajtur la Garduña, themeluar në vitin 1412.

Anëtarët e kësaj shoqërie vepronin sipas një modeli preciz të sjelljes duke iu referuar eposit kalorësiak dhe veçorive kryesore të tij: nderi, një kod specifik etik dhe një lidhje të fortë me fenë.

Midis tyre ishin vëllezërit Osso, Mastrosso dhe Carcagnosso, të cilët për vite me radhë vepruan në pandëshkueshmëri me bashkëpunimin e pushtetarëve, gjyqtarëve, administratorëve dhe besimtarëve të kishës. 

Por një ditë, nderi i motrës së tyre preket nga një njëri shumë i afër me Mbretin.

Të tre vëllezërit vendosën të hakmerreshin për fyerjen që pësoi e familja e tyre.

Pasi ata kryen krimin dhe u shpallën fajtorë për vrasje u dënuan me  burg në ishullin e largët të Favignana , territor në atë kohë që i përkiste kurorës aragoneze, brenda kalasë së Santa Caterina .

Të tre u mbyllën në një qeli të ngushtë dhe të errët, por nuk e humbën zemrën, ata punuan fort për të vendosur rregullat e një shoqërie të re. 

Njëri iu përkushtuar Jezu Krishtit , tjetri  Kryeengjëllit Mihail , i cili me shpatë në dorë dhe me peshore vendos drejtësinë dhe padrejtësinë dhe i treti Shën Pjetrit , që mban çelësat për të hapur të gjitha dyert. 

Së bashku ata shkruan kode, formula sekrete, rregulla, rite pranimi dhe përkatësie, simbole ezoterike, fjalë kyçe, manuale të tëra rregullash dhe disiplinash.

Ishulli i vogël i Egadit ishte shtëpia e tre kalorësve për gati tridhjetë vjet. 

Më në fund të lirë nga hekurat spanjolle, tre kalorësit u përqafuan me njëri-tjetrin, duke u betuar për respekt dhe besnikëri reciproke për lidhjen e shenjtë të familjes dhe besimit.

 Ata u ndanë, Osso vendosi të qëndronte në Siçili për t'u bërë themeluesi i Cosa Nostra, Mastrosso, pasi kishte kaluar ngushticën e Mesinës, u martua në Kalabri ku hodhi themelet për krijimin e 'Ndragheta' ,  Carcagnosso udhëtoi për në Napoli, ku mbolli themelet e Kamorrës.

 Siç doli gjatë hetimit për masakrën e Duisburgut të vitit 2007, ata që i bashkohen 'Ndrangheta' ende betohen për besnikëri në emër të tre kalorësve të Toledos, duke djegur një foto të shenjtë të Kryeengjëllit Michael dhe duke derdhur tre pika gjaku të tyre./Pergatiti Alfapress.al 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128