Meta dekreton dy ligje: Forcohet kontrolli ndaj sigurisë ushqimore
Presidenti Ilir Meta dekretoi sot me shpallje ligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për ushqimin”, të ndryshuar” dhe ligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.
Presidenti vlerëson se “ndryshimet ligjore që synojnë përmirësimin e legjislacionit për lehtësimin e klimës së bizneseve, të cilat kryejnë veprimtari ekonomike në import-eksport në fushat e ushqimit dhe ushqimit për kafshë, marrja e masave për sigurinë ushqimore dhe sanksionimi në ligj i detyrimit për hartimin e miratimin e një Strategjie për Sigurinë Ushqimore, janë të mirëpritura”.
Sipas Metës, “është me rëndësi që institucionet shtetërore të angazhohen jo vetëm në hartimin e strategjive publike në këtë drejtim, por edhe në zbatimin e tyre me përpikëri, duke forcuar kontrollin ndaj sigurisë ushqimore, në mbrojtje të konsumatorit”.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
