Italianët më të apasionuarit pas kumarit! Të ardhura bruto 21.5 mld euro në 2024! 43% e të rriturve kanë luajtur të paktën një herë në vit

Italia është kthyer në tregun më të madh të lojërave të fatit në Europë, me të ardhura prej 21.5 miliardë eurosh në vitin 2024 dhe një rritje të shpejtë të kumarit online. Pas kësaj industrie fitimprurëse fshihet një realitet i errët varësish, shkatërrimi familjar dhe ndikimi i mafies në zonat më të varfra të vendit.
Kur Luciano hyri në një qendër rehabilitimi në Pizë, e vetmja gjë që i kishte mbetur pas viteve të kumarit ishin rrobat që mbante veshur.
Kishte humbur gjithçka tjetër, shtëpitë, kursimet dhe dinjitetin.
Kam luajtur në kazino, kudo në Europë. Kam humbur gjithçka, tregon 69-vjeçari, dikur ish-punonjës hekurudhe.
Historia e tij reflekton anën e errët të një fenomeni në rritje.
Sipas Reuters Italia është kthyer në tregun më të madh të lojërave të fatit në Europë, me të ardhura bruto që arritën 21.5 miliardë euro në 2024, duke tejkaluar Britaninë, Gjermaninë dhe Francën.
Vetëm të ardhurat nga taksat e kumarit arritën në 11.5 miliardë euro, pothuajse sa ato nga duhanit.
Rritja e industrisë ka mbushur arkat e shtetit, por ka vënë në vështirësi qeverinë konservatore të Giorgia Melonit.
Kisha Katolike paralajmëron për pasojat shkatërruese.
Kumarit shkatërron jetët dhe marrëdhëniet, ndaj kërkohet përpjekje e përbashkët për ta frenuar, deklaroi kardinali Matteo Zuppi.
Bastet janë më të përhapura në jugun e varfër dhe nën ndikimin e mafies, ndërsa autoritetet anti-mafia e konsiderojnë sektorin si një terren të përshtatshëm për pastrimin e parave.
Sipas Këshillit Kombëtar të Kërkimeve, 43% e të rriturve italianë kanë luajtur të paktën një herë në vit, ndërsa rreth 1.1 milion kalojnë më shumë se një orë në ditë duke luajtur.
Ish-të varurit tregojnë se kumari bëhet një demon i përhershëm.
“Është si një korb që më rri mbi supe”- thotë Francesco, 52 vjeç.
Pas pandemisë, bastet online janë rritur me më shumë se 15% në vit, duke e çuar shumën totale të parave të luajtura në 157 miliardë euro në 2024.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
