Sekretet dhe enigmat e zotave të lashtë

11 Nëntor 2024, 17:16 / MISTERE&KURIOZITETE ALFA PRESS

Sekretet dhe enigmat e zotave të lashtë

Udhëtim në botën misterioze të antikitetit
Priftërinj që tridheshin, pjesëtarë të komuniteteve të tyre që drogoheshin. Dhe kulti i Isidës dhe Mitrës që u paraprinin simboleve kristiane. Në një paraqitje krejt origjinale të këtyre detajeve, kohët e fundit nuk flitet për gjë tjetër vecse për mistere. Romane dhe pseudoromane, shenjtorë dhe pseudoshenjtorë, libra dhe televizione që hetojnë lidhur me misterin e piramidave dhe Graalit të Shenjtë, sekretet e tempullarëve dhe ato të etruskëve. Në mënyrë të cuditshme, të vetmit që mungojnë në këtë mes janë pikërisht ata që shpikën termin “mister” dhe që më shumë se kushdo tjetër praktikuan ritet misterioze; grekët e lashtë. Paradoksi Eshtë e thjeshtë të shpjegosh këtë paradoks. Ideja neoklasike e një Greqie shumë te ekuilibruar dhe racionale vazhdon të mbijetojë.
Për, studiuesit ana misterioze e grekëve është tashmë nocion i natyrshëm. Por, për diletantët Greqia mbetet shpesh vendi ku rrënjët e filozofisë kanë humbur në mjegullat e cdo besimi iracional. E megjithatë ekziston një Greqi e mistershme, një Greqi që i besonte vetëdijes të fshehtë dhe enigmatike. Edhe egjiptianët, populli i ri i të apasionuarve pas birrës, e kanë marrë anën e tij misterioze nga dituria greke. Dhe kjo duket në testet hermetike apo në mbrojtjen e fesë së Isidës. Në Koloseun e Romës ëhstë hapur së fundmi një ekspozitë nën drejtimin e arkeologut Angelo Bottini me titull “Riti Sekret” që paraqet pikërish këto anë të mistershme të natyrës njerëzore.
Misteret në Greqi dhe Romë
Shumë kulte kanë shoqëruar njerëzit e lashtësisë gjatë rrugës së tyre deri në mbërritjen e triumfit të kristianizmit. Fjala greke “mysterion” vjen nga folja “myo”, që do të thotë mbyllje. Kjo është një folje që aludon ndoshta në lidhje me faktin se pjesëtarët e rinj të një sekti fetar apo një komuniteti duhet të mbyllin gojën dhe të mos tregojnë atë që kanë parë apo përjetuar. Ka të vërteta supreme, vizione bekimi që u janë mohuar atyre që nuk bëjnë pjesë në këto shoqëri të fshehta. Dhe kjo sipas fjalës së lashtë; “I lumtur është ai që ka marrë pjesë në këtë rit dhe më pas zbret në tokë. Ai njeh fundin e jetës njerëzore, njeh fillimin e falur nga Zoti”. Kështu shkruante Pindari, një ndër poetët më të mëdhenj të lashtësisë.
Ai paraqet në disa nga poezitë e tij edhe kultin e Eleusit. Ky kult ishte i lidhur me mitin e Kore-Persefonit, vajza e perëndeshës Demetra, që u dërgua në ferr nga Zota e të Vdekurve. Pjesëtarët e komunitetit i prisnin dhe i përjetonin vizionet misterioze duke pirë një pije me bazë drithërash. Kimisti zviceran, Albert Hofmann, shpikësi i LSDS-së e konsideronte këtë pije si një paraardhës së drogës së tij sintetike, që merret nga brendësitë e drithërave. Edhe bota e Dionisit është plot iluzione dhe ekstaza, ndërsa ekspozita e hapur në Romë paraqet edhe historitë e priftërinjte të Attis, që tridheshin për nder të zotës së tyre. Ndërsa, më pas mund të njihesh me Isidën, gruan e të mirave dhe mrekullive, një lloj Shën Mërie të lashtësisë. Ajo mban në krahë djalin e saj, Horus. Studiuesit kanë arritur të shqyrtojnë edhe ritet e Mitrës, zotës së luftës me origjinë iraniane dhe këtu mbërrijmë edhe në triumfin e Kristianizmit, pasi pak kohë më pas ditëlindja e Mitrës, 25 dhjetori, do të zëvendësohej nga data e Krishtlindjes. /ExplorerUniverse

 

Po ndodh...