Neymar i dedikon homazh Messit: Jo vetëm Argjentina, e gjithë bota të është mirënjohëse

6 October 2026, 23:44 / SPORT ALFA PRESS

Neymar i dedikon homazh Messit: Jo vetëm Argjentina, e gjithë bota

Në ditën e lamtumirës së Lionel Messit nga kombëtarja argjentinase, Neymar Jr pati një dedikim special për të.

Braziliani që ka ndarë shumë momente të jashtëzakonshme përkrah kapitenit të Albiceleste te Barcelona por edhe te Paris Saint Germain iu drejtua rrjeteve sociale për t’i dhënë një mesazh emocionues 8 herë fituesit të Topit të Artë.

‘Nuk është vetëm Argjentina ajo që të falënderon, por e gjithë bota të është mirënjohëse për atë çfarë ke bërë për futbollin-shkruante Neymar në një postim të tij në Instagram-kush e do futbollin të ka vlerësuan në të gjithë këto vite. Sot është ndeshja jote e fundit me fanellën e kombëtares tënde, të vendit tonë dhe shpresoj që të shijosh çdo sekondë, që të gjitha homazhet të të bëjnë të lumtur. Faleminderit që më bëre të dua akoma më shumë futbollin; ishte një nder të kem luajtur kundër teje dhe akoma më shumë të kem shkruar historinë përkrah teje’..

Po ndodh...