Pagat e magjistratëve, Rama sqaron debatin: Secili institucion është në vendin e vet

6 September 2026, 12:00 / POLITIKË ALFA PRESS
Pagat e magjistratëve, Rama sqaron debatin: Secili institucion

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të diel, më 6 shtator, lidhur me çështjen e pagave të magjistratëve dhe gjyqësorit.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka komentuar debatin për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pagat e sistemit të drejtësisë. Ai thekson se secili institucion duhet të veprojë brenda kompetencave të tij.

Sipas kryeministrit, fondi i pagave të pushtetit gjyqësor propozohet nga pushteti ekzekutiv dhe miratohet nga pushteti legjislativ. Rama tha se edhe vetë Gjykata Kushtetuese është në pritje të Parlamentit për ekzekutimin e vendimit të saj.

“Çdo koment tjetër është në rastin më të mirë humbje kohe”, shprehet kryeministri në reagimin e tij.

 

Secili institucion në vendin e vet. Fondin e pagave të pushtetit gjyqësor e propozon pushtetit ekzekutiv dhe e miraton pushteti legjislativ. E kur vetë Gjykata Kushtetuese pret parlamentin të ekzekutojë vendimin e saj për pagat e gjyqësorit dhe nuk kuturiset të hapë vetë derën e thesarit të shtetit, çdo koment tjetër është në rastin më të mirë humbje kohe dhe në më të keqin as mos e pyet se ç’është”, shkruan Rama.

Magjistratët janë ankuar se ende nuk janë ekzekutuar pagat e muajit gusht, edhe pse Gjykata Kushtetuese iu dha të drejtë, për rritjen e rrogave, pas vendimeve të KLGJ-së dhe KLP-së.

Vetë ministri i Drejtësisë Toni Gogu një ditë më parë premtoi se ngërçi do të zgjidhet, duke thënë se çdo vendim i Kushtetueses duhet të zbatohet.

 

Po ndodh...

ide