Partizani U19 bën magjinë, debuton me një fitore në Maltë ne UEFA Youth League

Partizani U19 përjetoi një mbrëmje magjike në ditën e debutimit të tij në UEFA Youth League(Liga e Kampioneve për të rinjtë), një kompeticion ku ‘Të Kuqtë’ e vegjël marrin pjesë për herë të parë.
Skuadra e drejtuar nga Fatjon Muhameti arriti të fitojë në Maltë në ndeshjen ndaj Valletas me rezultatin 2-0 duke bërë një hap të rëndësishëm për kalimin e raundit tjetër.
Ishte një ndeshje që Partizani e zgjidhi në pjesën e dytë, pasi 45 minutat e para u mbyllën me barazimin 0-0. Momentet që iu dhuruan Partizanit këtë sukses të rëndësishëm ishin minutat 63 dhe 69 kur ‘Të Kuqtë’ e vegjël shënuan të dy golat fillimit me Erald Rrengën dhe më pas me Ergit Hykën për të vulosur fitoren 2-0 në transfertë.
Këtë avantazh Partizani U19 do të kërkojë ta menaxhojë në mënyrën më të mirë në ndeshjen e kthimit për të kaluar më pas në raundin tjetër ku e pret skuadra e Hradec Kralovë
Po ndodh...
ide
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128