Vllaznia në krizë, katër muaj pa fitore në kampionat! Kuqeblutë kërkojnë me urgjencë kthesën
Vllaznia vazhdon të mbetet në kërkim të fitores në kampionat, ndërsa kuqeblutë prej disa muajsh nuk po arrijnë të rikthehen te rezultatet pozitive. Shkodranët nuk kanë fituar që prej 10 majit 2026, kur në javën e fundit të sezonit të rregullt 2025-26 mposhtën 2-0 Flamurtarin.
Që nga ajo ditë, situata ka marrë një tjetër drejtim dhe skuadra ka hyrë në një seri rezultatesh negative që tashmë është shtrirë edhe në sezonin e ri. Pas suksesit me Flamurtarin, Vllaznia luajti tri ndeshjet e “Final 4”, por asnjëra prej tyre nuk solli pikë. Fillimisht kuqeblutë u mposhtën 0-2 nga Dinamoja, më pas humbën 1-2 ndaj Egnatias dhe në fund u mundën 1-2 nga Elbasani.
Tri humbje radhazi në një fazë vendimtare të kampionatit e mbyllën në mënyrë negative sezonin e kaluar dhe krijuan pikëpyetje të shumta rreth forcës së skuadrës për edicionin e ri. Problemet nuk janë zgjidhur as në startin e kampionatit 2026-27. Në katër javët e para, Vllaznia ende nuk e ka provuar shijen e fitores, duke regjistruar dy barazime dhe dy humbje. Në debutim, skuadra e Edi Martinit barazoi 2-2 me Skënderbeun, ndërsa në transfertë ndaj Elbasanit mori një tjetër pikë pas një ndeshjeje të luftuar, që përfundoi 1-1. Dy javët e fundit kanë qenë edhe më të vështira për shkodranët.
Në “Loro Boriçi”, Vllaznia u mposht 2-3 nga Partizani, pavarësisht se arriti të shënonte dy herë dhe të luftonte deri në fund për një rezultat pozitiv. Më pas, në transfertën ndaj Laçit, erdhi një tjetër humbje, këtë herë me rezultatin 0-2.
Kështu, pas katër javësh kampionat, kuqeblutë mbeten pa fitore dhe me një bilanc që nuk përputhet me pritshmëritë e krijuara në prag të sezonit. Në total, shifrat janë shqetësuese. Në shtatë ndeshjet e fundit të kampionatit, duke përfshirë tri sfidat e “Final 4” të sezonit të kaluar dhe katër javët e para të këtij edicioni, Vllaznia ka regjistruar pesë humbje dhe vetëm dy barazime, pa asnjë fitore. Një seri e tillë tregon qartë se skuadra nuk ka arritur të shkëputet nga forma e dobët me të cilën mbylli sezonin 2025-26.
Po ndodh...
ide
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128