Shembet miniera e arit në Sudan, raportohen të paktën 60 viktima
Të paktën 60 persona kanë humbur jetën pas shembjes së një miniere ari në një zonë të largët në veri të qytetit Al-Nuhud, në shtetin e Kordofanit Perëndimor në Sudan. Shumë persona të tjerë dyshohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit kanë vijuar gjatë gjithë natës.
Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja ndodhi në minierën Al-Zara, ku strukturat e pasigurta dhe mungesa e masave të sigurisë e kanë bërë punën veçanërisht të rrezikshme. Sipas të dhënave të deritanishme, rreth 60 trupa janë nxjerrë nga rrënojat, ndërsa nuk dihet ende numri i saktë i personave që mund të jenë ende të bllokuar.
Industria e arit ka marrë një rëndësi të madhe në Sudan që prej nisjes së luftës mes ushtrisë dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) në prill 2023.
Për shkak të konfliktit dhe humbjes së vendeve të punës, shumë njerëz janë përfshirë në nxjerrjen artizanale të arit, ku aksidentet janë të shpeshta. Lufta ka rënduar edhe më tej situatën ekonomike dhe humanitare në vend.
Sipas vlerësimeve të OKB-së, rreth 20 milionë persona përballen me pasiguri akute ushqimore.
Po ndodh...
ide
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128