Pagat e magjistratëve, Prokuroria e Përgjithshme i drejtohet Kuvendit: Projektligji nuk garanton standardet kushtetuese

Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar në lidhje me ngërcin e krijruar me pagat e magjistrntëve dhe i ka përcjellë sot Kuvendit të Shqipërisë qëndrimin e saj zyrtar lidhur me projektligjin për pagat e magjistratëve.
Përmes një shkrese drejtuar insitucioni, Prokuroria shprehet se projektligji "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.96/2016" dhe "Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’’, në parim nuk garanton zbatimin e plotë dhe efektiv të Gjykatës Kushtetuese.
Kjo duke shtuar se ai nuk garanton as standardet kushtetuese të përcaktuara në të. Më tej, Prokuroria thekson se ky projektligj krijon diferenca të pajustifikuara dhe jo harmonike mes niveleve të ndryshme të gjykatave dhe prokurorive.
REAGIMI
Në mungesë të një drafti formal të përcjellë zyrtarisht për konsultim, bazuar në përmbajtjen e projektligjit të publikuar në muajin korrik 2026 në faqen zyrtare të Kuvendit, si dhe në diskutimet publike të zhvilluara, vlerësojmë se projektligji ‘Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.96/2016 ‘
Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’’, në parim nuk garanton zbatimin e plotë dhe efektiv të Vendimit nr.15, datë 17/02/2026 të Gjykatës Kushtetuese dhe standardet kushtetuese të përcaktuara në të. Ky projektligj krijon diferenca të pajustifikuara dhe jo harmonike mes niveleve të ndryshme të gjykatave dhe prokurorive.
Po ndodh...
ide
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128