Europa League në sezonin e ri, sa përfiton skuadra fituese?

16 September 2026, 13:15 / SPORT ALFA PRESS

Triumfi i një skuadre në Europa League nuk është vetëm çështje prestigji, por edhe çështje financiare. Arritja deri në fund të kompetucion garanton të ardhura të konsiderueshme që ndihmojnë jo pak në bilancet e klubeve.

Kompeticioni evropian për klube i dytë për nga rëndësia ka një shpërblim total prej 565 milionë euro që do t’iu shpërndahet klubeve në bazë të rezultateve të tyre në rrugëtimin që do të bëjnë. Të 36 klubet që janë kualifikuar për në Fazën e Ligës së Europa League kanë përfituar 4.3 milionë euro secili. 

Por diferenca do të bëhet pikërisht nga rezultatet në fushë. Në fakt për çdo fitore shpërblimi është 450 mijë euro, ndërsa për barazimin 150 mijë euro, ndërkohë që është parashikuar bonuse edhe për pozicionin në klasifikimin e përgjithshëm; skuadrat e pozicionuar në 8 vendet e para përfitojnë 600 mijë euro të tjerë, shifër kjo që është dy herë më e lartë se ajo që përfitojnë skuadrat e renditura nga vendi i 9 te i 16. Këtu nuk duhet harruar shifra që do të akordohet edhe në bazë të pozicionimit të skuadrës në klasifikim; kalohet nga 75 mijë euro për vendin e 36 e deri në 2.7 milionë për ekipin që e mbyll Fazën e Ligës në vendin e parë.

Dhe jo vetëm kaq, kualifikimi për në 1/8 e finaleve iu jep skuadrave 1.8 milionë euro, në çerekfinale 2.5 milionë, në gjysmëfinale 4.2 milionë, ndërsa për arritjen në finale shpërblimi është 7 milionë euro. Me fjalë të tjera nëse një skuadër bën rrugëtimin perfekt mund të arrijë të përfitojë deri në 45-50 milionë euro, një shifër e rëndësishme kjo por që padyshim është shumë larg asaj të Ligës së Kampioneve.

Po ndodh...

ide