"Kapitull rëndë për historinë e Kosovës", reagon ish-zv.kryeministri Hoxhaj: Lufta jonë ishte e pastër dhe e drejtë

16 September 2026, 12:07 / KOSOVA ALFA PRESS

Dhomat e Specializuara të Hagës kanë dhënë sot një vendim të turpshëm, duke dënuar me 81 vite burg në total katër ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke ngjallur reagime të forta dhe dhimbje në familjet e tyre e në mbarë popullin shqiptar.

 Duke dalë nga salla e gjyqit, ish-zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj u shpreh për mediat se çlirimtarët kanë qenë, janë dhe do të mbesin të pafajshëm në historinë e Kosovës dhe popullit shqiptar.

"Ata kanë qenë të pafajshëm dhe janë të pafajshëm dhe të tillë do të mbesin. Kjo që ndodhi sot është dita më e zezë që ka pasur populli shqiptar prej pavarësisë e çlirimit.

Ushtria Çlirimtare ka bërë një luftë të pastër dhe të drejtë dhe askush nuk e gjykon historinë tonë, sepse ishim përpara shfarosjes", u shpreh Enver Hoxhaj.

Edhe kryetari i Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati, shprehu mospajtim të ashpër me vendimin e sotëm të Dhomave të Specializuara. "Sot kjo gjykatë arriti të kënaqte Rusinë dhe Serbinë", u shpreh ai, ndërsa dukej tepër i ngarkuar.

Dhomat e Specializuara të Hagës kanë shqiptuar dënimin me 25 vite burg për presidentin e Kosovës dhe një ndër drejtuesit kryesor të Ushtrisë Çlirimtare, gjithashtu me burg edhe për Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Gjyqtari Smith, përmendi shumë faktorë lehtësues për Hashim Thaçin, që nga ndërprerja e detyrës si President i Kosovës, dorëzimi vullnetar, bashkëpunimi me drejtësinë dhe rrëzimi i akuzave kryesore, por dënimi që shqiptoi nuk reflektonte asnjë prej tyre.

Po ashtu, pati faktorë lehtësues edhe për tre çlirimtarët e tjerë, por siç gjyqtari Smith tha, atyre u është dhënë peshë inferiore.

Po ndodh...

ide