E turpshme në Hagë/ Katër ish-drejtuesit e UÇK-së shpallen përgjegjës për krime lufte! Sa vite burg u dënuan Thaçi, Krasniqi, Veseli dhe Selimi

16 September 2026, 11:47 / KOSOVA ALFA PRESS

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, dëgjuan sot vendimin në seancën e dhënies së aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shpallur fajtor për krime lufte dhe është dënuar me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Po ashtu edhe Jakup Krasniqi e Kadri Veseli.

Ndersa, Rexhep Selimi është dënuar me 18 vjet burgim, qe e konvertuar me vitet e paraburgimit aoi do kryeje 13 vite burg

Trupi gjykues e shpalli Thaçin penalisht përgjegjës për krime që përfshijnë vrasje, torturë, trajtim mizor dhe ndalim të paligjshëm, të kryera gjatë luftës në Kosovë.

SEANCA

Trupi gjykues konstatoi se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi janë penalisht përgjegjës për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme.
Trupi gjykues tha se përgjegjësia e katër të akuzuarve është individuale, por konstatoi se ata vepruan së bashku dhe arritën marrëveshje për një qëllim të përbashkët kriminal.

Sipas gjykatësit Smith, ata ngritën bashkërisht objekte ndalimi, u caktuan personave të tjerë role dhe pozita për realizimin e këtij qëllimi dhe lëshuan komunikata përmes të cilave përhapnin qëndrimet dhe politikat e tyre.

Trupi gjykues konstatoi gjithashtu se të akuzuarit siguruan pandëshkueshmëri të plotë për kryesit e krimeve.

Trupi gjykues konstatoi se Hashim Thaçi dha një kontribut thelbësor në zbatimin e qëllimit të përbashkët kriminal.

Sipas gjykatësit Charles Smith, Thaçi ishte anëtar kyç në zbatimin e këtij qëllimi.

Ai dhe të akuzuarit e tjerë emëruan persona besnikë në pozita të ndryshme për të ruajtur kontrollin brenda UÇK-së gjatë gjithë periudhës përkatëse, shtoi Smith.

Sipas tij, shumë prej këtyre personave kryen krime ose ishin në dijeni të kryerjes së tyre.

Trupi gjykues konstatoi se Hashim Thaçi kishte dijeni për një numër të konsiderueshëm krimesh të kryera kundër personave të konsideruar kundërshtarë.

Sipas gjykatësit Smith, pavarësisht kësaj dijenieje, Thaçi nuk ndërmori hapa për parandalimin apo ndëshkimin e krimeve.

Trupi gjykues konstatoi se, përkundrazi, ai mori pjesë personalisht në krime.

Smith tha gjithashtu se Thaçi përhapi ose ndihmoi në përhapjen e informacioneve të rreme për krimet, duke kontribuar në politikën e pandëshkueshmërisë.

Trupi gjykues konstatoi se Kadri Veseli dha kontribut në zbatimin e qëllimit të përbashkët kriminal dhe ishte anëtar kyç në realizimin e tij.

Sipas gjykatësit Charles Smith, Veseli veproi së bashku me të akuzuarit e tjerë në zbatimin e këtij qëllimi.

Trupi gjykues konstatoi se Kadri Veseli mori pjesë në kryerjen e krimeve dhe inkurajoi kryerjen e tyre.

Sipas gjykatësit Charles Smith, Veseli dha kontribut në zbatimin e qëllimit të përbashkët kriminal dhe ishte një nga anëtarët kyç në realizimin e tij.

Trupi gjykues konstatoi se Rexhep Selimi inkurajoi dhe mori pjesë në kryerjen e krimeve në mënyra të ndryshme.

Sipas gjykatësit Charles Smith, Selimi mori pjesë edhe në arrestimin e 13 personave në Qirez.

Trupi gjykues konstatoi se Jakup Krasniqi dha kontribut thelbësor në zbatimin e qëllimit të përbashkët kriminal dhe ishte anëtar kyç në zbatimin e politikës së shënjestrimit të personave të konsideruar kundërshtarë.

Sipas gjykatësit Charles Smith, përmes publikimit të komunikatave, deklaratave politike dhe urdhrave, Krasniqi inkurajoi kryerjen e krimeve kundër personave të konsideruar kundërshtarë.

Trupi gjykues konstatoi se krimet e kryera ishin të rënda dhe të përhapura gjerësisht, duke përfshirë 14 komuna të Kosovës dhe dy rrethe në veri të Shqipërisë.

Po ndodh...

ide