Vendimi me burg për çlirimtarët e Kosovës “ngrenë peshë” politikanët, të gjithë reagojnë të zhgënjyer me vendimin e Hagës

Vendimi i magjistratëve të Hagës për të vulosur 81 vite burg në total për katërshen e UÇK-së ka shkaktuar irritim dhe dhjetëra reagime nga figura të njohura të politikës e jo vetëm.
Pas reagimit të kryeministrit Rama, i cili kundërshtoi haptazi vendimin e Hagës për të cilën theksoi se është marre për të dërguar prapa hekurave çlirimtarët e Kosovës, dy socialistë të tjerë kanë reaguar kundër këtij vendim.
Taulant Balla dhe Erion Braçe kanë shkruar se asnjë lloj vendimi nuk e zhbën dot historinë e Kosovës, për lirinë e të cilës luftuan pikërisht personat që sot u dërguan prapa hekurave. Dyshja socialiste bën thirrje që shqiptarët të ngrenë zërin kundër këtij vendimi dhe të mos lejohet njollosja e Kosovës.
“KY VENDIM SOT NUK ËSHTË DREJTËSI! NUK ÇBËHET DOT HISTORIA E LAVDISHME E UÇK KËSHTU! PADREJTËSI! Shqiptarët duhet të mbrojnë UÇK. Duhet të mbrojmë lirinë dhe çlirimtarët nga ky vendim i padrejtë! Duhet të gjejmë të gjitha rrugët juridiko-ligjore të çbërjes së këtij vendimi, sepse duhet të mbrojmë me çdo kusht identitetin tonë si komb”, shkruan Taulant Balla në reagimin e bërë vetëm pak minuta pas shpalljes së vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
“NE EMER TE POPULLIT TE KOSOVES; NJE GJYKATE BERI PIS E NDYU LUFTEN E SHQIPTAREVE TE KOSOVES E SHQIPERISE PER LIRI E PAVARESI, NDER, DINJITET E JETE NE PAQE NE TROJET E TIJ!
Organizimi i popullit jo per te sulmuar kend por per tu mbrojtur-per te mbrojtur vendin e pushtuar, lirine e hequr dhunshem, nderin e dinjitetin e marre prej shtypjes, arrestimit, torturimit, perdhunimit per djem e burra, vajza e gra, vrasjes, PRA ORGANIZUAR SI UCK, U QUAJT NDERMARRJE KRIMINALE!!!!
Domethene, keta 4 burra, USHTRIA CLIRIMTARE E KOSOVES, u vune nen akuze per KRIME KUNDER NJEREZIMIT, u arrestuan per krime te tilla, u gjykuan per krime te tilla, POR EDHE KJO GJYKATE NUK MUNDI TI DENOJE PER TO-NUK KA PATUR KURRE KRIME TE TILLA! Shqiptaret sa ka jete mbi toke NUK KANE KRYER KRIME TE TILLA, KURRE! Pas ketij vendimi, SHQIPERIA E NDOTUR MASIVISHT NGA KY PROCES DHE KY VENDIM, duhet te ndermarre veprive ligjore te qarta kunder tij, PER TE PASTRUAR EMRIN E SAJ, EMRIN E CDO SHQIPTARI NE ATO DY RRETHET E VERIUT QE SHQUHEN SI VENDE KRIMESH NE KETE VENDIM; Duhet ta bej me shpejtesi kunder ketij vendimi te poshter!
KOSOVA nuk ka nevoje per mendjen time, por dhe ajo duhet te ndermarre veprime ligjore ne KOSOVE mbi te gjitha dhe kudo, KUNDER NJE GJYKATE QE NE EMER TE POPULLIT TE KOSOVES BEN PIS E NDYN NJE VEND, NJE POPULL;
Kjo nuk eshte me ceshtje e kater burrave qe luftuan per liri, te bere fajtore per KRIME LUFTE qe nuk i kane bere kurre, VRASJEN E 96 PERSONAVE konkretisht, POR ESHTE CESHTJE E NJE POPULLI TE SHPALLUR FAJTOR PSE JU PERGJIGJ ME LUFTE AGRESORIT, PUSHTUESIT! TANI ESHTE CESHTJE SHQIPTARE, E CDO SHQIPTARI!!”, shkroi në reagimin e tij deputeti Erion Braçe.
Pas socialistëve, reagimi i radhës nga politika shqiptare ka ardhur nga presidenti Bajram Begaj i cili bën thirrje që të apelohet vendimi.
“Trishtim i thellë për vendimin e sotëm. Vendosmëria për të apeluar vendimin është shenjë e fortë integriteti dhe qëndrueshmërie. Për shqiptarët, askush dhe asgjë nuk njollos UÇK-në! Liria ka emër!” shkruan Begaj .
I zhgënjyer nga vendimi i Hagës ka reaguar dhe miliarderi shqiptar Behgjet Pacolli i cili përmes një postimi të bërë mesditën e sotme në Facebook shkruan se kjo është një ditë e rëndë për familjarët e çlirimtarëve të Kosovës dhe të gjithë shqiptarët. Më tej Pacolli shpreh solidaritetin e tij për katër familjet të cilave iu thellua plaga e hapur para gjashtë vitesh, nga momenti kur ish-krerët e UÇK-së u dërguan në paraburgim.
“Zhgënjyese, e padrejtë e papranueshme, e dhimëshme e trishtueshme! Sot është një ditë e rëndë për Kosovën, për familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, për miqtët e për gjithë ne. Në këtë moment të vështirë, shpreh solidaritetin tim të sinqertë me familjet e tyre. Respektojmë procesin e drejtësisë dhe njëkohësisht besojmë në të drejtën e secilit për të kërkuar drejtësi deri në fund përmes ankimimit. Qëndroni të fortë. Dhimbja juaj ndahet me ne dhe nga miljona njerëz. ????????
Përballë kësaj sfide, lufta për drejtësi duhet të përqendrohet tani në procesin e ankimit dhe në kundërshtimin e vendosur të kësaj padrejtësie” shkruhet në reagimin e bërë nga Behgjet Pacolli.
Reagime të ashpra kanë ardhur dhe nga politikanët e Kosovës, në mesin e të cilëve deri më tani Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka qëndruar në të njëjtën linjë me personat e sipërpërmendur, pasi kundërshton vendimin e Hagës.
Po ashtu, dhe Haxhiu i bashkohet mendimit se vendimi i duhur për këtë situatë do të ishte ankimi i vendimit.
“Aktgjykimi i sotëm dhe dënimet e shqiptuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit janë një goditje e rëndë për familjet e tyre, një lajm thellësisht tronditës për Republikën e Kosovës dhe një çast i rëndë për kombin shqiptar kudo që jeton.
Në një ditë si kjo, pesha e këtij vendimi nuk mund të ndahet nga historia prej së cilës kemi ardhur. Kosova e ka përjetuar mbi vete dhunën e një aparati shtetëror që vrau civilë, kreu masakra, dëboi qindra mijëra shqiptarë nga shtëpitë e tyre dhe la pas mijëra të vrarë e të zhdukur. Kjo përvojë është pjesë e pashlyeshme e kujtesës së Kosovës dhe të kombit shqiptar.
Mendimet e mia janë, para së gjithash, me familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Prej vitesh ato mbajnë barrën e mungesës, pritjes dhe pasigurisë. Dënimet e sotme e bëjnë këtë barrë edhe më të rëndë. Atyre ua përcjell nga Kosova një porosi, qëndroni të fortë, Kosova është me ju. Fjala e fundit juridike nuk është thënë. E drejta e ankimit është pjesë e procesit dhe duhet të ushtrohet plotësisht.
Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte çlirimtare. Ajo lindi përballë shtypjes, dhunës dhe krimeve të regjimit të Serbisë ndaj popullit të Kosovës. Asnjë aktgjykim nuk mund ta ndryshojë natyrën e asaj lufte dhe as të zhbëjë të drejtën e një populli për të luftuar për lirinë e vet. Respekti për drejtësinë nuk nënkupton heshtje përballë çdo përpjekjeje për ta shtrembëruar historinë. Nuk duhet lejuar që dënimet e sotme të përdoren për të relativizuar krimet e regjimit të Serbisë, për ta zvogëluar përgjegjësinë për to apo për të krijuar një narrativë të rreme.
Këtë qartësi e presim edhe nga miqtë dhe aleatët tanë. Sot na duhet qetësi, dinjitet dhe bashkim. Dhimbja e kësaj dite nuk duhet të na ndajë. Republika e Kosovës do ta përballojë edhe këtë sprovë duke i qëndruar besnike drejtësisë, lirisë dhe së vërtetës së saj. Sepse aktgjykimet nuk mund ta gjykojnë historinë e një populli as nuk mund ta rishkruajnë atë.”, shkruan Haxhiu në reagimin e saj.
Po ndodh...
Basha, Berisha dhe një takim me prindër në SHBA!
ide
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128